Bota

Pas sherrit me politikanin, flet burri i Besa Shahinit: Nuk fshihen asnjëherë, ja çfarë ndodhi

12 Shtator 2019, 06:04 Nga DOSJA
Pas sherrit me politikanin, flet burri i Besa Shahinit: Nuk fshihen

Kosovë- Pas debatit në studion televizive dhe pas sherrit ka folur edhe burri i Besa Shahinit, ministres së Arsimit, Dardan Molliqaj.

Ai është shprehur se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios televizive. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit.

Sherr mes politikanëve në Kosovë në një studio televizive. Dardan Molliqajt, burri i Besa Shahinit akuzohet nga Haki Abazi i Vetëvendosjes se pas debatit në studio, ky i fundit është dhunuar fizikisht.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni besa shahini dardan molliqaj haki abazi sherr mes politikanëve në kosovë besa shahini dardan molliqaj haki abazi sherr mes politikanëve në kosovë

Sondazh

Poll