Aktualitet

Përfundojnë hetimet për ‘Toyota Auris’, Prokuroria komunikon akuzat ndaj të dyshuarve

12 Shtator 2019, 08:51 Nga DOSJA
Përfundojnë hetimet për ‘Toyota Auris’, Prokuroria

TIRANË– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për dosjen ‘Toyota Auris’.

Akuza i është komunikuar vetëm Edi Likës, Klevi Likës dhe Alban Mollaymerit pasi për të dyshuarit në arrati Elvis dhe Alfred Vladi po kryen ende hetime.

Të arrestuarve për dosjen, Krimet e Rënda i kanë komunikuar akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe grup të strukturuar kriminal pasi në qershor 2018 iu sekuestruan 3.4 milionë euro që vinin nga Belgjika. 

Ndërsa Agim Cekës i është pushuar akuza për grup të strukturuar kriminal dhe akuzohet vetëm për armëbajtie pa leje. Kjo pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë zjarri tip pushkë. 

Për dosjen ka dëshmuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u kërkua për t’u marrë në pyetje edhe nga prokurorët belgë, si personi i parë që denoncoi rastin.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha prokuroria e krimeve te renda toyota yaris 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha prokuroria e krimeve te renda toyota yaris

Sondazh

Poll