Bota

Dosje misterioze/ Zbulohen dokumente sekrete në një nga zyrat private të presidentit të SHBA-së, Joe Biden

Avokatët e presidentit i zbuluan ato ndërsa po paketonin dokumentet brenda një kabineti të mbyllur për të liruar hapësirën e zyrës së përdorur nga Biden në atë kohë. 

10 Janar 2023, 07:37 Nga a.l
Dosje misterioze/ Zbulohen dokumente sekrete në një nga zyrat private
Joe Biden

SHBA- Disa dokumente konfidenciale nga koha kur Joe Biden ishte zëvendëspresident u gjetën nga avokatët e tij në një zyrë që ai përdorte në Qendrën Penn Biden, një institut në Uashington, kur ai ishte profesor nderi në Universitetin e Pensilvanisë (2017-2019). Sipas mediave të huaja, zbulimi daton në 2 nëntor, në të njëjtën ditë, avokatët e presidentit aktual informuan arkivin kombëtar, i cili mori në zotërim materialin dhe informoi Departamentin e Drejtësisë, që po heton.

Avokatët e presidentit i zbuluan ato ndërsa po paketonin dokumentet brenda një kabineti të mbyllur për të liruar hapësirën e zyrës së përdorur nga Biden në atë kohë. 

"Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë për zbulimin e atyre që duket të jenë dokumente nga administrata Obama-Biden , duke përfshirë një numër të vogël dokumentesh të shënuara si të klasifikuara," tha Richard Sauber, këshilltari special i Biden.

Nuk është e qartë se për çfarë i referohet materiali apo pse ndodheshin në zyrën private të zëvendëspresidentit të atëhershëm. Megjithatë, siç raporton një burim i CBS, ato nuk pritet të përmbajnë sekrete bërthamore. Sipas ligjit, të gjithë zyrtarët federale, përfshirë presidentin dhe zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, u kërkohet të kthejnë të gjitha dokumentet zyrtare dhe konfidenciale pas përfundimit të mandatit të tyre./ Dosja.al

joe biden

Sondazh

Poll