Aktualitet

VIDEO/ Përmbyset makina e blinduar me targa ruse tek “Shqiponja”, shoferi ‘zhduket’ nga vendi i ngjarjes

11 Shtator 2019, 19:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Përmbyset makina e blinduar me targa ruse tek

TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një mjet luksoz është përmbysur tek sheshi “Shqiponja”.

Siç shihet në pamjet e siguruara, një automjet luksoz tip “Benz G-Class” me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë. Po ashtu mësohet se makina ka qenë e blinduar.

Ende nuk raportohet për persona të lënduar, pasi ngjarja sapo ka ndodhur dhe po vijojnë hetimet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit si dhe kërkimin e drejtuesit të mjetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane permbyset makina policia tirane aksident ne tirane permbyset makina policia tirane

Sondazh

Poll