Bota

Udhëheqësi çeçen kërcënon Zelenskyn: Ai mbron satanizmin, duhet goditur

Kadyrov gjithashtu vuri në dukje se nuk ka nevojë të shqetësohet për armiqësitë që po ndodhin aktualisht në territorin rus.

9 Janar 2023, 17:25 Nga I.A
Udhëheqësi çeçen kërcënon Zelenskyn: Ai mbron
Ramzan Kadyrov

RUSI- Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, njeriu i besuar i Vladimir Putinit, është rikthyer për të kërcënuar Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se është e nevojshme të goditet presidenti ukrainas, i akuzuar si agjitator kryesor i satanizmit të Kievit dhe NATO-s.

“Nuk duhet të ketë negociata. Duhet të godasim strofkën e Satanistëve në qendër të Kievit! Është e nevojshme të godasim mbrojtësin kryesor dhe agjitatorin e kësaj ideologjie të ndyrë - Zelensky”, tha Kadyrov, duke postuar një video në kanalin e tij Telegram.

Kadyrov gjithashtu vuri në dukje se nuk ka nevojë të shqetësohet për armiqësitë që po ndodhin aktualisht në territorin rus.

“Sot i gjithë blloku i NATO-s furnizon Ukrainën me armë dhe luftëtarët e saj, por nuk mund ta kthejë peshoren në favor të tyre. Ne jemi në luftë kundër Satanizmit dhe të gjitha manifestimeve të tij më të këqija. Kjo është forca jonë shpirtërore. Dhe kjo frymë nuk mund të thyhet! Po, popullsia ukrainase po vdes. Por ata duhet të ofendohen që po vdesin kot për të drejtën e Perëndimit për të mbajtur parada ylberi para fëmijëve dhe jo për vlerat e tyre kombëtare”, tha Kadyrov.

ramzan kadyrov volodymyr zelensky

Sondazh

Poll