Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Escobar dhe Lajçak takohen në NATO: Paqja dhe stabiliteti janë kryesoret

Në njoftim thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët.

9 Janar 2023, 17:20 Nga I.A
Dialogu Kosovë-Serbi/ Escobar dhe Lajçak takohen në NATO: Paqja
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar

SHBA- Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s. Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, me anë të një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Në njoftim thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Po ashtu theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët  e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve.

Postimi i Plotë:

Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve

miroslav lajcak gabriel escobar

Sondazh

Poll