Bota

Spitalet skoceze të tejmbushura, rritet kërkesa për shtretër, shkak COVID-19 dhe gripi sezonal, kryeministrja: Na pret dimër i vështirë

Kryeministrja tha se spitalet e Skocisë ishin "pothuajse plotësisht plot" pasi ajo zbuloi një paketë masash urgjente për të ndihmuar në lehtësimin e presionit në dhomat e urgjencës dhe për t'i lejuar spitalet të përqendrohen tek gripi.

9 Janar 2023, 16:58 Nga k.m.

 

Spitalet skoceze të tejmbushura, rritet kërkesa për
Nicola Surgeon, kryeministrja e Skocisë

 

SKOCI- Spitalet skoceze do të lejohen të anulojnë operacionet jourgjente dhe të zhvendosin pacientët në shtëpitë e kujdesit për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve të gripit sezonal, variantit të ri të Covid-19 si dhe përshkallëzimit të infeksioneve, gjithashtu edhe rasteve të streptokokut A. Lajmin e ka njoftuar Nicola Sturgeon.

Kryeministrja tha se spitalet e Skocisë ishin "pothuajse plotësisht plot" pasi ajo zbuloi një paketë masash urgjente për të ndihmuar në lehtësimin e presionit në dhomat e urgjencës dhe për t'i lejuar spitalet të përqendrohen tek gripi. Sturgeon pranoi se ishte pesimiste në lidhje me shanset për të shmangur një grevë nga infermieret dhe mamitë skoceze më vonë këtë muaj, çka do përkeqësojë situatën.

"Ne nuk kemi më para këtë vit. Na pret një dimër i vështirë,"-tha ajo.

Ajo tha se stafit skocez të NHS-së i është rritur paga mesatarisht 7.5%, krahasuar me 4.5% në Angli dhe Uells, por tregoi se mund të bëhet një ofertë e re për të përmirësuar kushtet.

Rritja e fundit e rasteve me Covid, një numër në rritje i shtrimeve në spital nga gripi dhe një rritje e infeksioneve me streptokok A e kanë bërë situatë shumë keq. Më shumë se 400 njerëz me Covid-19 u pranuan në spital javën e kaluar dhe 1,000 pacientë me grip dimëror për javën e dytë radhazi./TheGuardian

nicola surgeon skoci

Sondazh

Poll