Art&Argëtim

Olivia Wilde i ka vënë syrin Brad Pitt menjëherë pas ndarjes së saj nga Harry Styles

Aktorja 38-vjeçare luajti me Pitt në filmin "Babylon", e siç raporton Mirror, një burim i afërt me aktoren tha se të dy shkuan shumë mirë në xhirime dhe Wilde e dëshiron atë dhe dëshiron ta njohë më mirë.

6 Janar 2023, 22:11 Nga k.m.
Olivia Wilde i ka vënë syrin Brad Pitt menjëherë pas ndarjes
Olivia Wilde dhe Brad Pitt

SHBA- Olivia Wilde pas fundit të romancës së saj 2-vjeçare me Harry Styles që përfundoi disa muaj më parë, duket se po kërkon një partner të ri. Ka emra konkretë dhe do... Brad Pitt. Aktorja 38-vjeçare luajti me Pitt në filmin "Babylon", e siç raporton Mirror, një burim i afërt me aktoren tha se të dy shkuan shumë mirë në xhirime dhe Wilde e dëshiron atë dhe dëshiron ta njohë më mirë.

“Olivia dhe Brad u panë në xhirime dhe ndonjëherë kishte disa flirte dhe kimia e tyre ishte një pikë diskutimi teksa promovonin filmin,”- tha burimi, duke shtuar: Olivia e adhuron Bradin dhe ai është i përshtatshëm për të.

Aktorja thuhet se është e trishtuar për ndarjen nga Styles, 28 vjeç, por ka pranuar se është koha për të vazhduar më tej. Ines de Ramon përflitet se është partnerja e re e Brad Pitt. 

olivia wilde brad pitt

Sondazh

Poll