Art&Argëtim

Angela Martini ndërton një kompleks sportiv në lagjen ku u rrit, në Shkodër

Orët e tyre të pasdrekës, falë investimit të modeles shqiptare që aktualisht jeton në Amerikë, do t’i kalojnë në një terren sportive.

6 Janar 2023, 14:58 Nga F.M
Angela Martini ndërton një kompleks sportiv në lagjen ku u rrit,
Angela Martini

SHKODËR- Angela Martini do të ndërtojë një kompleks sportive për të gjithë fëmijët që banojnë në lagjen ku është rritur vetë, ku ndodhet shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej”. Orët e tyre të pasdrekës, falë investimit të modeles shqiptare që aktualisht jeton në Amerikë, do t’i kalojnë në një terren sportive.

Për këtë gjë, Martini është falenderuar dhe nga Alban Hasani, përgjegjës i drejtorisë së kulturës, arsimit, rinisë dhe sporteve në Bashkinë Shkodër.

“E falenderoj publikisht fondacionin Angela Martini se ka zgjedhur një nga lagjet ku është rritur dhe besoj se do t’i shërbejë jo vetëm shkollës Ali Laçej, por të gjithëve. Falenderoj të gjithë ata që bënë të mundur që t’i jepet dicka komunitetit tonë. Dëshira jonë është t’i shërbejmë rinisë që të merret me sport,”- tha Hasani.

angela martini alban hasani

Sondazh

Poll