Art&Argëtim

'I panjohuri' me maskë tenton të vjedhë shtëpinë në Los Angelos të Billie Eilish, policia në kërkim të provave për kapjen e tij

Policia nuk dha asnjë njoftim zyrtar për të mësuar se nëse dikush ishte i pranishëm në shtëpi kur ndodhi incidenti. 

6 Janar 2023, 13:13 Nga a.l
'I panjohuri' me maskë tenton të vjedhë
Billie Eilish

SHBA- Shtëpia e fëmijërisë së këngëtares së famshme Billie Eilish në Los Angelos është tentuar të grabitet nga një person i paidentifikuar. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit raportoi se një burrë i veshur me rroba të errëta kapërceu gardhin e shtëpisë së këngëtares për ta grabitur dhe më pas u arratis. Policia nuk dha asnjë njoftim zyrtar për të mësuar se nëse dikush ishte i pranishëm në shtëpi kur ndodhi incidenti, shkruan DailyMail. 

'I panjohuri' me maskë tenton të vjedhë
LOS Angelos

Billie lindi në Los Anxhelos nga aktorja dhe mësuesja Maggie Baird dhe aktori Patrick O'Connell dhe u rrit në zonën e Highland Park së bashku me vëllain e saj Finneas, 25 vjeç./ Dosja.al

billie eilish

Sondazh

Poll