Bota

Vritet një ushtar brenda një kazerme në Austri, plagoset një tjetër

Sipas një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Michael Bauer zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes shkruan se ushtari roje kishte hapur zjarr gjatë një debati të dukshëm dhe se më pas është qëlluar nga oficeri i lartë ushtarak.

6 Janar 2023, 11:43 Nga l.S
Vritet një ushtar brenda një kazerme në Austri, plagoset një
Vjenë

VJENË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Austri ku një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos pas një shkëmbimi zjarri në aeroportin e qytetit austriak Wiener Neustadt.

Sipas një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Michael Bauer zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes shkruan se ushtari roje kishte hapur zjarr gjatë një debati të dukshëm dhe se më pas është qëlluar nga oficeri i lartë ushtarak.

"Në kazermat e aeroportit...ushtari i rojes u vra dhe një ushtar tjetër u plagos në një shkëmbim zjarri pak para orës 7 të mëngjesit (0600 GMT)", shkruan zëdhënësi i ministrisë.

Sipas transmetuesit austriak ORF, raportohet se roja që u vra në repartin ushtarak në qytet, rreth 60 km (40 milje) në jug të Vjenës, ishte 20 vjeç dhe jetonte në një nga provincat e Austrisë së Poshtme.

vjene

Sondazh

Poll