Art&Argëtim

Eros Grezda harron Oriola Marashin, kurorëzon dashurinë me këngëtaren Ajsel Abazi

Urimet për çiftin në hapësirën për komente, kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të tyre.

5 Janar 2023, 16:27 Nga a.l
Eros Grezda harron Oriola Marashin, kurorëzon dashurinë me
Eros Grezda dhe Ajsel Abazi

TIRANË- Futbollisti Eros Grezda ka kurorëzuar dashurinë me këngëtaren Ajsel Abazi, pak kohë pas ndarjes së bujshme me modelen e njohur Oriola Marashi. Prej disa ditësh në media qarkullonte se Grezda ishte në një romancë me bukuroshen Abazi, por të dy i kanë vënë pikat mbi 'i' me postimin më të fundit në Instagram për festat e fundvitit duke i uruar ndjekësve të tyre këtë festë si Zotëriu dhe Zonja Grezda.

Zotëriu dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut. Urimet për çiftin në hapësirën për komente, kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të tyre.

eros grezda ajsel abazi

Sondazh

Poll