Art&Argëtim

Aktorja Cubi Metkaj tregon emrin e personit që i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një roli: Është regjisor filmash

Cubi u mundua ta shamngte fillimisht, por në fund e tregoi emrin e tij.

5 Janar 2023, 14:21 Nga F.M
Aktorja Cubi Metkaj tregon emrin e personit që i ka kërkuar favore
Xhoslin Rama dhe Cubi Metkaj

TIRANË- Aktorja Cubi Metkaj ka thënë për herë të parë emrin e regjisorit që e ka ngacmuar seksualisht dhe i ka kërkuar favore në këmbim të një projekti. E ftuar në “Zemër Luana”, Cubi u mundua ta shamngte fillimisht, por në fund e tregoi emrin e tij. Ajo tha se bëhet fjalë për regjisorin Xhoslin Rama.

“Përderisa unë nuk e kam përmendur as më përpara këtë emër….ok do ta them…(hesht). Është regjisor filmi…, ok do ta them, është Xhoslin Rama,”- tha ajo.

Nga ana e regjisorit nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani.

cubi metkaj

Sondazh

Poll