Art&Argëtim

Publikohet lista e vitit 2022 me 10 filma dhe serialet më të shikuar në Netflix, nga Purpule Hearts deri te Wednesday

Çdo javë, Netflix publikon renditjen e filmave dhe serialeve më të ndjekur dhe tashmë dihet se cilët prej tyre kanë qenë më të ndjekurit gjatë vitit të kaluar.

5 Janar 2023, 13:39 Nga I.A
Publikohet lista e vitit 2022 me 10 filma dhe serialet më të shikuar
Netflix

SHBA- Platforma e transmetimit Netflix ka publikuar një listë me 10 filmat dhe serialet më të njohura të vitit të kaluar. Çdo javë, Netflix publikon renditjen e filmave dhe serialeve më të ndjekur dhe tashmë dihet se cilët prej tyre kanë qenë më të ndjekurit gjatë vitit të kaluar.

Filmi “The Grey Man” me regji të Anthony Russo dhe Joe Russo ka qenë filmi më i parë në vitin 2022 në Netfliz. Filmi flet për një operativ të CIA-s, identiteti i vërtetë i të cilit është i panjohur për këdo, i cili zbulon aksidentalisht sekretet e agjencisë së errët, duke nisur një gjueti globale për vrasës ndërkombëtarë. Yjet kryesore të serialit janë Ryan Gosling, Chris Evans dhe Ana de Armas.

Këto janë dhjetë filmat më të ndjekur në Netflix gjatë vitit të kaluar:

“The Grey Man” me shikueshmëri prej 265.9 milionë orë
“The Adam Project” me shikueshmëri prej 260.5 milionë orë
“Purple Hearts” me shikueshmëri prej 240.4 milionë orë
“Hustle” me shikueshmëri prej 198.3 milionë orë
“The Sea Beast” me shikueshmëri prej 190.1 milionë orë
“The Tinder Swindler” me shikueshmëri prej 172.1 milionë orë
“The Man From Toronto” me shikueshmëri prej 170.8 milionë orë
“Senior Year” me shikueshmëri prej 167.6 milionë orë
“Enola Holmes 2” me shikueshmëri prej 158 milionë orë
“Troll” me shikueshmëri prej 152.3 milionë orë

Seriali më i ndjekur në Netflix në vitin 2022 ishte sezoni i katërt i Stranger Things me 1.87 miliardë orë shikime. Stranger Things është një serial amerikan dramë horror fantashkencë i krijuar nga vëllezërit Duffer. Sezoni i parë u publikua në Netflix në vitin 2016, dhe sezoni i dytë, i tretë dhe i katërt pasuan përkatësisht në 2017, 2019 dhe 2022.

Serialet më të ndjekur në Netflix vitin e kaluar ishin:

Stranger Things - 1.87 miliardë orë shikimi
Wednesday  - 1.314 miliardë orë shikimi
Dahmer - 962.4 milion orë
Bridgerton - 775.2 milion orë shikimi
All of Us Are Dead - 659.5 milion orë shikimi
Extraordinary Attorney Woo - 662 milion orë shikimi
Inventing Anna - 654.5 milion orë shikimi
The Watcher - 395 milion orë shikimi
The Sandman - 393.1 milion orë shikimi
Virgin River - 304.8 milion orë shikime

 

netflix

Sondazh

Poll