Bota

Mbreti Charles kërkon pajtimin me Princin Harry - E dëshiron në kurorëzimin e tij

Burime nga pallatet britanike theksojnë se është dëshira e mbretit që "rebelët" e Buckingham të marrin pjesë në kurorëzimin e tij.

4 Janar 2023, 22:40 Nga k.m.
Mbreti Charles kërkon pajtimin me Princin Harry - E dëshiron në
Mbreti Charles III dhe Prince Harry

BRITANI E MADHE- Gazeta britanike “The Telegraph”, mbreti Charles III dëshiron të pajtohet me djalin e tij, Princin Harry. Madje do të shkojë deri aty saqë dëshiron që ta ftojë të birin në ditën e kurorzimit të tij si mbreti i ri i Mbretërisë së  Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij, Elisabeth II.

“Njerëzit e afërt të mbretit këmbëngulin se ai e ka bërë gjithmonë të qartë se sa shumë i do të dy djemtë e tij, duke i mbajtur të hapura linjat e komunikimit në vitet e fundit, megjithë ‘goditjet’ e shumta që ka marrë nga çifti Harry dhe Megan,”- transmeton Telegrafi, duke iu referuar burimeve nga pallati mbretëror. 

Burimet në gazetën britanike theksojnë se “versioni i Harrit është i gabuar” dhe shtojnë se mbreti dhe djali i tij më i vogël qëndruan në kontakt dhe u takuan disa herë gjatë festimeve të Jubileut Platinum të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në qershor 2022.

Marrëdhënia mes të dyve ka qenë padyshim e tendosur, por Charles përsërit se dera e tij mbetet e hapur për Dukën dhe gruan e tij, Meghan Markle dhe se të dy janë të mirëpritur në çdo kohë. Megjithatë nëse do të marrin pjesë do të mësohet më 6 maj.

mbreti charles iii prince harry

Sondazh

Poll