Bota

VIDEO/ Aktivistët lyejnë me bojë derën e pallatit të kryeministrit francez

Dy burrat u arrestuan menjëherë nga oficerët e policisë të pranishëm dhe sipas raportimeve të mediave franceze ata i përkasin grupit Dernière Rénovation.

4 Janar 2023, 17:13 Nga A.B
VIDEO/ Aktivistët lyejnë me bojë derën e pallatit të
Dera me boje

FRANCË- Dy aktivistë kanë lyer me ngjyrë portokalli në një pjesë të derës kryesore të pallatit të kryeministrit francez, i njohur si Matignon. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në shenjë proteste ndaj asaj që ata thanë se ishte mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike.

Dy burrat u arrestuan menjëherë nga oficerët e policisë të pranishëm dhe sipas raportimeve të mediave franceze ata i përkasin grupit Dernière Rénovation i cili është modeluar sipas grupit britanik Just Stop Oil. Ky grup, ka vënë në shënjestër vepra të njohura arti.

Burimi: Boursorama.com

matignon macron

Sondazh

Poll