Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, raporti i orëve të fundit: 6 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

4 Janar 2023, 17:18 Nga A.B
COVID-19 në Shqipëri, raporti i orëve të fundit: 6
Infektivi

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bën të ditur se në 24 orë, janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Kolonjë, Berat.

Aktualisht, janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Janar 2023)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 75

Testime totale 2,020,283
Raste pozitive 332,809
Raste të shëruara 329,069
Raste Aktive 144
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 10
Berat. 4
Shkodër 3
Durrës. 3

Kukës. 2
Vlorë 2
Dibër. 1
Lezhë. 1
Korçë 1

covid ne shqiperi

Sondazh

Poll