Aktualitet

FOTO- U kap me drogë në makinë, ky është efektivi që u përjashtua nga radhët e policisë

Efektivët e Shqiponjave i kanë dhënë shenjë ndalimi, por ai nuk ka ndaluar. Menjëherë ka rritur shpejtësinë dhe ka ulur xhamin nga ku ka sharë dhe ofenduar kolegët. Pasi është larguar, Shqiponjat kanë bërë ndjekjen dhe njoftimin e sallës operative.

4 Janar 2023, 15:21 Nga A.B
FOTO- U kap me drogë në makinë, ky është efektivi
Renato Feri

TIRANË- Personi në foto është Renato Feri, ish-efektivi i rrugores i cili u kap me drogë në makinë në dhjetor të vitit të kaluar. Dosja.al raportoi e para për lajmin e ndalimit të Ferit, i cili ka qënë pjesë e strukturave të Policisë Rrugore. Arrestimi ka ardhur pas një ndjekjeje këmba këmbës nga efektivët e forcave Shqiponja.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Pallati me Shigjeta" në kryeqytet. Në ditët e fundit të muajit dhjetor, Feri po lëvizte me një automjet me xhama të zinj. Efektivët e Shqiponjave i kanë dhënë shenjë ndalimi, por ai nuk ka ndaluar. Menjëherë ka rritur shpejtësinë dhe ka ulur xhamin nga ku ka sharë dhe ofenduar kolegët. Pasi është larguar, Shqiponjat kanë bërë ndjekjen dhe njoftimin e sallës operative. Ndalimi i tij është bërë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, aty ku është zbuluar edhe fakti se ai është efektiv i Rrugores. Makina e drejtuar prej tij është kontrolluar nga policët ku është gjetur edhe një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. 

Renato Feri rezulton gjatë verifikimit se është djali i Arian Ferit, shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai është përjashtuar nga Policia me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe akuzohet për "kundërshtim të Punonjësit të Policisë" dhe "prodhim e shitja e lëndëve narkotike".

renato feri

Sondazh

Poll