Aktualitet

Plagoset me kapsoll 9-vjeçari në Lezhë, i mituri lëndohet në fytyrë

I mituri ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca

4 Janar 2023, 16:16 Nga A.B
Plagoset me kapsoll 9-vjeçari në Lezhë, i mituri lëndohet
Kapsolla

LEZHË- Një 9-vjeçar është plagosur me lëndë piroteknike kapsoll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markomataj të Lezhës. I mituri ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime në fytyrë. Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen.

plagoset 12-vjecari ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll