Art&Argëtim

Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian: Pronari i bordellos u përpoq të më vriste

Dokumentari Lamar Odom: Sex, Drugs & Kardashians “zhytet” në ngritjen dhe rënien e karrierës dhe jetës së basketbollistit të Lakers.

4 Janar 2023, 16:56 Nga A.B
Ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian: Pronari i bordellos u përpoq
Lamar Odom dhe Khloe Kardashian

SHBA- Emri i tij është përfshirë në disa skandale, duke përfshirë varësinë nga droga, tradhëti dhe arratisje. E gjitha kjo del sërish në sipërfaqe, përmes një dokumentari, ku basketbollisti i famshëm, Lamar Odom akuzon drejtpërdrejt pronarin e bordellos, Dennis Hoff, se ka dashur ta vrasë.

Dokumentari Lamar Odom: Sex, Drugs & Kardashians “zhytet” në ngritjen dhe rënien e karrierës dhe jetës së basketbollistit të Lakers. Ish-basketbollisti 43-vjeçar, i cili u martua me Khloe Kardashian në vitin 2009 dhe vetëm një muaj pasi u njohën, ata u martuan, ndërsa u divorcuan në vitin 2016 dhe që prej asaj kohe ai ka qenë në sy të publikut.

Në vitin 2015, Odom u gjet pa ndjenja në azilin The Love Ranch në Nevada. Basketbollisti i njohur ndërkombëtarisht i NBA-së më pas u shtrua në spital, pasi kishte pësuar 12 goditje dhe gjashtë sulme në zemër, në kohën kur ishte në koma.

“Pronari i bordellos donte të më vriste”

Informacioni i ri që po sheh dritën e ditës dhe po rihap “çështjen Eolus” nxjerr në pah rastin e mësipërm, ku Lamar Odom ia hedh fajin Dennis Hoff, pronarit të azilit, i cili vdiq në vitin 2018.

“Do të më kujtohej nëse kisha bërë kokainë atë natë. Ai u përpoq të më vriste”, tha ai duke akuzuar hapur Hoff-in, të cilin nuk i kujtohet se e ka takuar gjatë vizitës së tij në “The Love Ranch”.

Kur u pyet përse Dennis Hoff do të ndërmerrte një veprim të tillë, Odom tha: " Nuk e di. Kjo është gjithçka që mund t'ju them. Shkova atje, nuk mora drogë atë natë. Unë kisha mbaruar me barnat '

Shikoni një fragment nga dokumentari 

Siç raportuan mediat e huaja në atë kohë, Lamar Odom kishte një shans 50/50 për të mbijetuar. Sipas informacioneve, basketbollisti merrte kokainë, duke pasur në krah shumë prostituta, ndërkohë që ishte në gjendje shumë të keqe psikologjike për “jetën e rrënuar”. 

khloe kardashian lamar odom

Sondazh

Poll