Art&Argëtim

Thyhet akulli në familjen mbretërore? Mbreti Charles III kërkon të pajtohet me djalin e tij Prince Harry-n

Siç raportojnë edhe mediat e huaja, Charles dhe djali i tij më i vogël janë parë së fundmi në shoqëri të njeri-tjetrit, kanë mbetur në kontakt dhe janë takuar disa herë gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II në qershor 2022.

4 Janar 2023, 12:19 Nga a.l
Thyhet akulli në familjen mbretërore? Mbreti Charles III kërkon
King Charles III dhe Prince Harry

ANGLI- Shumë shpejt duket se tensionet në familjen mbretërore do të shuhen. Mbreti Charles III thuhet se ka kërkuar për t'u pajtuar me Princin Harry. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, Charles dhe djali i tij më i vogël janë parë së fundmi në shoqëri të njeri-tjetrit, kanë mbetur në kontakt dhe janë takuar disa herë gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II në qershor 2022.

Marrëdhënia e tyre ka qenë herë pas here e tensionuar, por monarku ka përsëritur se dera e tij mbetet e hapur dhe se duka dhe dukesha Meghan Markle janë të mirëpritur në çdo kohë, raportojnë mediat rozë. 

Pavarësisht lidhjes së tyre të tensionuar, Charles thuhet se do të ftojë Harry dhe Markle në kurorëzimin e tij më 6 maj. Harry pohoi në një video të publikuar së fundmi nga intervista e tij e ardhshme në ITV se familja e tij nuk ka treguar absolutisht gatishmëri për t'u pajtuar, duke i thënë gazetarit Tom Bradby, se do të donte të kthehej me babanë e tij dhe vëllain e tij Prince William. 

Në dokumentarët e Harry dhe Markle në Netflix, "Harry & Meghan", çifti rrëfeu vështirësitë me të cilat u përballën përpara se të largoheshin si anëtarë të vjetër të familjes mbretërore në vitin 2020./ Dosja.al

king charles iii prince harry

Sondazh

Poll