Art&Argëtim

Monica Bellucci shfaqet magjepsëse në revistën gjermane: S'jam e fiksuar pas peshës sime, unë kam qenë një grua e kolme

Me një bluzë tërësisht transparente me xixa, Beluçi ilustron pozën perfekte që tregon se feminiliteti nuk ka moshë.

4 Janar 2023, 14:51 Nga a.l
Monica Bellucci shfaqet magjepsëse në revistën gjermane:
Monica Belluci

ITALI- Aktorja Monica Bellucci po arrin të 60-tat por vazhdon të mbetet padyshim një nga femrat më magjepsëse në të gjithë botën dhe adhurohet për sofistikimin dhe bukurinë e saj nga qindra mijëra fansa. Tashmë aktorja Italiane shfaqet edhe në kopertinën e një prej revistave më prestigjoze të Gjermanisë e cila mban emrin 'Madame'.

Me një bluzë tërësisht transparente me xixa, Bellucci ilustron pozën perfekte që tregon se feminiliteti nuk ka moshë. Italianja me sharmin e pakrahasueshëm foli për revistën gjermane për feminilitetin, feminizmin, si dhe për klishetë në standardet e bukurisë. Në një tjetër moment të intervistës që ka dhënë, ajo ka folur për peshën dhe marrëdhënien që ka me trupin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel)

"Feminizëm për mua do të thotë të ndihem rehat me feminilitetin tim. Nuk jam e fiksuar pas peshës. Unë kam qenë gjithmonë një grua me kurba, asnjëherë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 vjeç nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur ke fëmijë. Ju ndaloni së qeni në qendër të vëmendjes dhe dilni i dyti. Kjo na jep një perspektivë tjetër", tha ajo. 

Siç e ka bërë të qartë, nuk është e gatshme të humbasë vitet e saj duke ndjekur dieta strikte dhe rraskapitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër, duke pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj. Aktorja ka rrëfyer se tani kalimin e kohës e sheh si diçka që ka një ndikim pozitiv në jetën e saj.

Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon'.

Monica Bellucci është nënë e dy vajzave, Deva 18-vjeçare dhe Leonie 12-vjeçare, të cilat i kishte me ish-bashkëshortin, Vincent Cassel. Ndonëse çifti është i ndarë që nga viti 2013, ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë për hir të fëmijëve të tyre. 

monica bellucci

Sondazh

Poll