Aktualitet

EMRAT- Njëri bëri sherr për një vajzë, tjetri goditi kolegun, përjashtohen nga Policia e Shtetit 3 efektivë

Një prej të përjashtuarve është Renato Feri. Ky i fundit, u pikas nga forcat “Shqiponja” teksa lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

4 Janar 2023, 14:56 Nga A.B
EMRAT- Njëri bëri sherr për një vajzë, tjetri goditi
Policia

TIRANË- Ylber Dybeli, Redi Mato dhe Renato Feri janë punonjësit e policisë të cilët u përjashtuan nga Policia e Shtetit. Efektivi Ervin Hasa, ka marrë masë disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet”. Këta persona, kanë kryer veprime të cilat bien ndesh me nenin 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit.

- Ylber Dyberi, ishte me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ky punonjës policie u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë;

- Redi Mato ishte me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në datën 21.12.2022, Mato është konfliktuar me punonjësin e policisë E. H., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit;

- Renato Feri me detyrë trup shërbimi, në Seksionin e Sigurisë dhe Objekteve, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Kur është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij, i ka kundërshtuar, ofenduar dhe kanosur ata. Më herët u raportua në media për përjashtimin nga policia të Renato Ferit, djali i një zyrtari në Policinë e Shtetit.

Renato Feri, u pikas nga forcat “Shqiponja” teksa lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Kjo ka ndodhur në muajin dhjetor që lamë pas. (LEXO KËTU)

Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë vendimin, të cilin e ka miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për caktimin e masës disiplinore "Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet", për punonjësin e Policisë Ervin Hasa, me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi më datë 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë R. M., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Përjashtohen nga Policia e Shtetit, 3 punonjës policie, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në përfundim të hetimit të thelluar, të nisur për disa punonjës policie, për shkelje të rënda të rregullores së Policisë së Shtetit, i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, përjashtimin e 3 punonjësve të Policisë, si dhe shtyrjen e afatit të gradimit me 2 vjet, për një tjetër punonjës policie, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur nenin 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësve të Policisë: - Inspektor Y. D., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ky punonjës policie u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë;

- Inspektor R. M., me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi në datën 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë E. H., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit; - Inspektor R. F., me detyrë trup shërbimi, në Seksionin e Sigurisë dhe Objekteve, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kur është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij, i ka kundërshtuar, ofenduar dhe kanosur ata.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë vendimin, të cilin e ka miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për caktimin e masës disiplinore "Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet", për punonjësin e Policisë E. H., me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi më datë 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë R. M., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë shërbimit. Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës Policie që abuzon me detyrën duke cënuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

ylber dybeli redi mato renato feri ervin hasa perjashtohen 3 policet

Sondazh

Poll