Laboratori i kokainës në Fier/ Gjykata e Apelit lë në qeli 5 të akuzuarit, avokatët: S'është dorëzuar akt-ekspertiza
të akuzuarit FIER- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat e sigurisë 'arrest me burg' për 5 të akuzuarit p...
Administratori deklaron se nuk ka pasur fluks pune ndaj janë pushuar nga puna disa punëtorë.
KORÇË-Administratori i fasonerisë në Bilisht, Fation Shega ka reaguar për mediat pas protestës së punonjësve të fasonerisë. Ai është shprehur për 'Faxnews' se kompania që ai administron ka qënë e rregullt sipas ligjit, me pagat, raportet dhe me sigurimet. Mirëpo, Shega shton se është dashur që të bënte shkurtime në staf pasi nuk kanë pasur punë mjaftueshëm.
“Sipas ligjit kemi qenë të rregullt edhe me pagat edhe me raportet dhe sigurimet. Janë të gjitha në sistem dhe i kemi paguar sipas ligjit. Sipas fluksit të punës jam i detyruar të shkurtoj punëtorë pasi nuk nuk kemi shumë punë për momentin. Përfaqësuesja e sindikatës është njoftuar pasi puna nuk ka filluar dhe i kam bërë paralajmërim sipas ligjit që pas një muaji duhet të largohet, nuk është e vetmja pasi do ketë dhe të tjera që do të largohen nga puna. Janë të gjitha të siguruara dhe këto janë vetëm fjalë për kushtet e punës sepse mund të shihni dhe vetë ambientin. Kemi qenë me leje nga data 23 deri më sot. Nuk kam shkarkuar njeri pa të drejtë, i kam dërguar letrën sipas ligjit, jam i detyruar të largoj përfaqësuesen dhe të tjera punetore pasi nuk ka punë mjaftueshëm”, ka thënë administratori i fasonerinë në Bilisht.
Punonjëset e fasonerisë dolën në protestë për shkak të uljes së pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie. Sipas punëdhënësit të tyre ato nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore. Po ashtu, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes. Ndërkohë tjetër shkak i kësaj proteste ishte pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla.
të akuzuarit FIER- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat e sigurisë 'arrest me burg' për 5 të akuzuarit p...
Dibran Hoxhaj në gjyq KOSOVË- Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë të riun Visar Cengu në...
Andi Alushi dhe lituanezi Valdemaras Kasinskas TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka da...
Foto ilustruese VLORË- Prej vitesh indeksi sintetik i fekonditetit (numri i fëmijëve të lindur për çdo grua gjatë peri...
Dibran Hoxhaj KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë zbardhur emrat e bashkëpunëtorëve të Dibran Hoxhajt, i njohur si 'Kobra'. Si...
Foto ilustruese TIRANE- Ka nisur sot të shpërndahet "Pakoja e Madhe" Anti-inflacion për pensionistët, punonjësit e administrat&eum...
Gerta Loku TIRANË- Aktivistja Gerta Loku është shprehur se bujqësia dhe blegtoria duhet të financohen në mënyrë q&e...
Spital ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar vënë në pranga pasi ka sulmuar rojet e një spitali me acid. Mediat italiane shkruajn&e...
Studimi SHBA- Gjumi, thotë Shekspiri është pjata kryesore në festën e jetës dhe më ushqyese. Sesa kohë na duhet &cc...
Emigrante ANGLI- Politika kryesore e Rishi Sunak për të ndaluar emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez me varka t&eum...