Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Kush janë bashkëpunëtorët e 'Kobra'-s në vrasjen e të riut nga Kukësi

Bashkëpunëtorët janë identifikuar si Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, të cilët akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. 

4 Janar 2023, 11:43 Nga F.M
Zbardhen EMRAT/ Kush janë bashkëpunëtorët e
Dibran Hoxhaj

KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë zbardhur emrat e bashkëpunëtorëve të Dibran Hoxhajt, i njohur si 'Kobra'. Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova. Bashkëpunëtorët janë identifikuar si Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, të cilët akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. 

Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.

dibran hoxhaj vrasje ne prizren visar cengu burim mazreku arben vezaj jesmir badalli kujtim gashi enver amrallahi

Sondazh

Poll