Bota

Politikani krahason “TikTok"-un me drogën: Fentanil dixhital, shkatërrues dhe problematik

Ai e përshkroi TikTok si 'fentanil dixhital', problematik dhe shkatërrues, ndaj ka kërkuar që përdorimi i këtij aplikacioni të ndalohet në SHBA. 

4 Janar 2023, 10:29 Nga a.l
Politikani krahason “TikTok"-un me drogën: Fentanil dixhital,
Tik Tok

SHBA- Politikani i SHBA-së Mike Gallagher ka krahasuar aplikacionin e Tik-Tok me drogën për shkak të ndikimit të fortë që ajo ka tek të rinjtë amerikanë. Ai e përshkroi TikTok si 'fentanil dixhital', problematik dhe shkatërrues, ndaj ka kërkuar që përdorimi i këtij aplikacioni të ndalohet në SHBA. 

Nga ana tjetjër ai ka shprehur shqetësimin se qeveria kineze mund të përdorë aplikacionin për të gjurmuar amerikanët, për të censuruar përmbajtjen dhe për të promovuar narrativat kineze, shkruan Dailymail. 

Është shumë problematike dhe shkatërruese dhe ne po shohim të dhëna shqetësuese në lidhje me ndikimin gërryes të përdorimit të vazhdueshëm të mediave sociale, veçanërisht te të rinjtë dhe të rejat këtu në Amerikë. Qeveria nuk mund të rrisë fëmijët tuaj, nuk mund t'i mbrojë fëmijët tuaj për ju, por ka disa gjëra të arsyeshme që mund të bëjmë për të krijuar një ekosistem më të shëndetshëm të mediave sociale”, tha ai. 

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë me bazë në Pekin ByteDance, tashmë është ndaluar nga të gjitha pajisjet në pronësi dhe të menaxhuara nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA./ Dosja.al

mike gallagher tik tok

Sondazh

Poll