Bota

Sulmohet makina e qytetarit në Veri të Kosovës, kishte fëmijët brenda

Ai bën me dije gjithashtu se në momentin që i është sulmuar makina, ka pasur dhe fëmijë brenda.

4 Janar 2023, 09:48 Nga F.M
Sulmohet makina e qytetarit në Veri të Kosovës, kishte
Makina e sulmuar

KOSOVË- Një qytetar në Mitrovicën e Veriut është sumuar teksa udhëtonte me mjetin e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë qytetari Dilje Radovic, përmes një statusi në rrjetet sociale. Në postim, ai akuzon Milan Radoiçiç për ktë sulm. Ai bën me dije gjithashtu se në momentin që i është sulmuar makina, ka pasur dhe fëmijë brenda.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiç] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviç.

Sulmohet makina e qytetarit në Veri të Kosovës, kishte
Postimi

Kjo nuk është hera e parë që veturat e qytetarëve janë sulmuar. Situatat të tilla kanë ndodhur shumë shpesh pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e barrikadave. Për momentin situata është e qetë pasi barrikadat janë larguar.

dilje radovic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll