Bota

Këshilltarët e Macron dhe Scholz vizitë në Prishtinë dhe Beograd, bisedime për tensionet në veri të Kosovës

Bëhet fjalë për zyrtarët, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner të cilët do të dërgohen në Beograd dhe Prishtinë, në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës gjatë muajit dhjetor. 

4 Janar 2023, 10:12 Nga a.l
Këshilltarët e Macron dhe Scholz vizitë në Prishtinë
Emannuel Macron dhe Olaf Scholz

KOSOVË- Dy këshilltarët e presidentit të Francës Emannuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz do të dërgohen në Beograd dhe Prishtinë gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për zyrtarët, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner të cilët do të dërgohen në Beograd dhe Prishtinë, në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës gjatë muajit dhjetor. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se dy diplomatët evropianë kanë deklaruar se ardhja e delegacioneve euro-amerikane këtë herë duhet marrë më seriozisht dhe se kërkesat e tyre për palët këtë herë janë shumë më të kristalizuara se në takimet e shtatorit.

Gjatë vizitës së parë më 9 shtator 2022, ata shoqëroheshin nga i dërguari evropian Miroslav Lajçak, ndërsa kësaj radhe pritet edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar./ Dosja.al

tensionet në veri të kosovës emanuel bonn jens pletner

Sondazh

Poll