Aktualitet

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nisen drejt hapësirës

Lëshimi i satelitëve shqiptarë është realizuar pëmes një kontrate, e cila konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë. 

3 Janar 2023, 17:46 Nga k.m.
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nisen drejt hapësirës
Pamje nga lëshimi

SHBA-Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur rrugën e tyre për në hapësirë. Sot, nga Florida, 2 satelitët janë nisur për të hapësirë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës Falcon 9, që është misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët , Albania 1 dhe Albania 2. Lëshimi i satelitëve shqiptarë është realizuar pëmes një kontrate, e cila konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë. 

"Ja dhe kjo, u tha, u bë! Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë, ALBANIA1 dhe ALBANIA2. Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm,"-shkruan Edi Rama, ndërkohë që ka ndarë pamjet e lëshimit të satelitëve nga Florida.

PAMJET E LËSHIMIT NË HAPËSIRË:

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:

Raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, e cila transporton edhe Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshua në hapësirë nga stacioni në Cape Canaveral, Florida, sot në orën 9:56 me orën lokale, 14:56 me orën në Tiranë. Dy satelitët lëshohen në kuadër të kontratës se shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milion dollarë. Në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj. Ky shërbim do tju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e Imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.

Kryeministri Edi Rama e prezantoi vetë nënshkrimin e kontratës me vlerë 6 milion dollarë. Kontrata u nënshkrua mes kreut të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako dhe përfaqësuesit të kompanisë që do të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë fushë. Rama tha se satelitët do tu japin fund ndërtimeve pa leje, abuzimeve me të mbjella, prerjen e pyejeve, kanabisin dhe deri në parandalimin e akteve kriminale. 

albania 1 albania 2 satelitet e rames

Sondazh

Poll