Aktualitet

I dënuar me 25 vite burg/ Astrit Sinanaj pretendon se i ka mbaruar afati i qëndrimit në burg, Apeli i refuzon lirimin nga qelia

Astrit Sinanaj, përmes avokatëve të tij ka pretenduar se i kanë përfunduar afatet e paraburgimit, dhe për pasojë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

3 Janar 2023, 16:11 Nga k.m.
I dënuar me 25 vite burg/ Astrit Sinanaj pretendon se i ka mbaruar afati i
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Astrit Sinanaj, njeriu që akuzohet për tentativën e vrasjes me 1 kg tritol të biznesmenit Fuad Verzivolli në Elbasan, ende nuk ka mundur që të fitojë lirinë, por sërish po tenton. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se Sinanaj, përmes avokatëve të tij ka pretenduar se i kanë përfunduar afatet e paraburgimit, dhe për pasojë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kërkesa e tij është shqyrtuar dje në Gjykatën e Apelit në Durrës, ku pas 4 orësh diskutime dhe përllogaritje të ditëve që ai ka qëndruar në burg, trupi gjykues ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e tij për lirimin nga qelia. Në muajin Janar 2021, çështja ndaj Astrit Sinanaj, u kthye për rigjykim pasi, duke përdorur nenin 428/ç të Kodit të Procedurës Penale, pasi gjykata e Apelit në këtë kohë, ka konstatuar mangësi proçeduriale në mungesën e arsyetimit të vendimit.

Astrit Sinanaj, u dënua në muajin korrik 2020, nga gjykata e Elbasanit, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për 4 vepra penale: “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim.

Thoma kishte dijeni se Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin, atentat që sipas të dënuarit ishte financuar nga Florenc Çapja. Ndaj dhe më 6 maj 2017 në Elbasan, iu vendos 1 kg tritol C4 poshtë makinës së biznesmenit, Fuad Verzivolli, por nuk ia doli që të çonte deri në fund 'porosinë'.

fuad verzivolli astrit sinanaj

Sondazh

Poll