Aktualitet

Aksident me vdekje në Divjakë/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 4 të plagosur (EMRI)

Katër pasagjerët janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

3 Janar 2023, 17:12 Nga a.l
Aksident me vdekje në Divjakë/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 4
aksident

DIVJAKË- Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Divjakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor 'Gradishtë-Spolat'. Një makinë tip 'Benz' ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga. Për pasojë, shoferi i automjetit i identifikuar me emrin Leonard Dushku ka humbur jetën, ndërsa 4 pasagjerët janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

"Rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat", shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Dosja.al

aksident në divjakë

Sondazh

Poll