Art&Argëtim

Kompozitori i këngës e quajti versionin më të shëmtuar, fshihet nga Youtube 'Pyes Lotin' i Elsa Lilës dhe Capital T

Kompozitori i këngës Valentin Veizi më herët bëri një reagim përmes së cilës u shpreh se ky ishte versioni dhe transformimi më i shëmtuar që mund t'i ishte bërë këngës së tij, teksa kërkoi që të fshihej.

3 Janar 2023, 13:13 Nga a.l
Kompozitori i këngës e quajti versionin më të shëmtuar,
Elsa Lila Capital T dhe Valentin Veizi

TIRANË- Versioni i këngës 'Pyes Lotin' që u performua nga reperi Capital T dhe këngëtarja e njohur Elsa Lila në 'Fetsivalin e Këngës' nuk gjendet më në platformën Youtube. Kompozitori i këngës Valentin Veizi më herët bëri një reagim përmes së cilës u shpreh se ky ishte versioni dhe transformimi më i shëmtuar që mund t'i ishte bërë këngës së tij, teksa kërkoi që të fshihej. E mesa duket kështu ka ndodhur. Pavarësisht kësaj, kompozitori tha në një intervistë për Euronews se nuk është një luftë personale sesa me fenomenin e grabitjes dhe tjetërsimit të këngëve, pa lejen e autorëve.

”Pyes Lotin “e merr X-Y, pa leje dhe e bën si do vet. “Këputa një gjethe dafine” e merr një reper tjetër, “Për ty atdhe” e merr dikush tjetër. Çfarë mbetet? Po shndërrohet kultura e këngës shqiptare, dëmi është shumë i fuqishëm. Nuk jam kundra sjelljes në kohë, unë kam shumë këngë që janë sjellë ndryshe, por pa ndryshuar strukturën dhe duhet kujdes me këtë punë. Nuk preket, janë disa gjëra që nuk preken. Mos i prek se të djegin, mos e prek zjarrin. Ti mund te marrësh tokën e dikujt është ta nxjerrësh e nga shtëpia, por artin nuk e merr dot”, nënvizoi Veizi.

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

elsa lila capital t valentin veizi

Sondazh

Poll