Aktualitet

EMRI+FOTO/ I dënuar për trafik droge, kush është pronari i klubit në Prizren që qëlloi mbi tre të rinjtë, jeta mes luksit dhe famës

Hoxhaj i njohur ndryshe si 'Cobra' është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.  

3 Janar 2023, 09:09 Nga I.A
EMRI+FOTO/  I dënuar për trafik droge, kush është pronari i
Dibran Hoxhaj

PRIZREN- Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu në Prizren mëngjesin e sotëm. Hoxhaj i njohur ndryshe si 'Cobra' është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.  

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.

Sipas mediave në Kosovë, Hoxhaj është i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, e zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja. Dibran Hoxhaj ka dosje të “pasur” në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste të tjera kur është bastisur nga Policia pas ngjarjeve që kanë ndodhur aty që kanë dashur dhe ndërhyrjen e uniformave blu.

dibran hoxhaj rufgen shehu visar cengu vrasje ne prizren

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2023, 20:54 k.m.

Ja si të humbni kilogramët e festave

Foto ilustruese Fillimisht filloni të hani një mëngjes “të mirë” ku nuk do të përfshihet brumrat. Zgjid...