Aktualitet

Aksident në Berat, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal! Plagoset çifti i bashkëshortëve

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Lefter Ndrio, ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e dritave të makinave përballë dhe ka dalë nga rruga.

2 Janar 2023, 23:00 Nga k.m.
Aksident në Berat, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon
Pamje nga aksidenti

BERAT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnjë, në fshatin Gajdë. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Lefter Ndrio, ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e dritave të makinave përballë dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur Ndrio, 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij. Por fatmirësisht, të dy jashtë rreziku për jetën. Lidhur me ngjarjen, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

lefter ndrio aksident ne dimal-lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2023, 20:54 k.m.

Ja si të humbni kilogramët e festave

Foto ilustruese Fillimisht filloni të hani një mëngjes “të mirë” ku nuk do të përfshihet brumrat. Zgjid...