Aktualitet

'Mos e kërko shokun tënd, e kam hedhur në det'/ Kush është Fatbardh Dervishi, "i rrezikshmi" me dy mbiemra që u burgos sot në Spanjë

Doda konsiderohej nga policia spanjolle si  “rrëshqitës” pasi ndryshonte vazhdimisht pamjen e tij për të shmangur zbulimin dhe që qarkullonte me identitete të ndryshme false. 

2 Janar 2023, 17:09 Nga k.m.
'Mos e kërko shokun tënd, e kam hedhur në det'/ Kush
Foto ilustruese

SPANJË- Pse të rrezikosh të blesh "rezervën" kur mund ta marrësh nga të tjerët? Ky ishte lajtmotivi i një bande të rrezikshme kriminelësh të specializuar në "përmbysjen" e trafikantëve të drogës që është çmontuar me arrestimin në Costa del Sol. Mes një dyzinë të arrestuarish, në pranga ka përfunduar edhe kreu i bandës, Fatbardh Dervishaj/Doda, një shtetas shqiptar jashtëzakonisht i rrezikshëm, i kërkuar në Shqipëri pasi dyshohet se ka qëlluar një grua.

Sipas mediave të huaja, Doda konsiderohej nga policia spanjolle si  “rrëshqitës” pasi ndryshonte vazhdimisht pamjen e tij për të shmangur zbulimin dhe që qarkullonte me identitete të ndryshme false. Në Spanjë, ai është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal, ndërsa grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Anëtarët e bandës së tij kryen grabitje me dhunë të drοgës nga trafikantët e tjerë. Mediat spanjolle shkruajnë se anëtarët e këtij rrjeti ishin shumë të dhunshëm. Ata përdornin armë lufte dhe gjatë sulmit të bandave të tjera pretendonin se ishin agjentë të Forcave të Sigurisë. Madje përdornin edhe automjete që të ngjashme me ato të policisë. Në operacionin e policisë ranë në pranga 10 persona. 9 prej tyre u arrestuan në Malaga dhe Marbella ndërsa njëri në Cadiz. Gjatë hetimeve u kryen kontrolle në 2 shtëpi të përdorura si “çerdhe droge” në Estepona. Vetë Dervishi e kishte vendosur bazën e tij në Mijas. Në operacion u sekuestrua 70 kilogramë hashash, 5 automjete të vjedhur, 2 targa të vjedhura, një automatik, disa pistoleta, municione të shumta, dokumente të rreme identiteti dhe një sasi e madhe objektesh policie si: uniforma, targa emblema, fenerë, pajisje blic.

Operacioni i quajtur “Siren 21”, filloi 2 vjet më parë. Në atë kohë u morën informacione për një rrjet kriminal, i bazuar kryesisht në bregdetin perëndimor të provincës së Malaga dhe me degëzime në Cádiz. Për Fatbardh Dervishin thuhet se ishte gjithmonë i armatosur dhe ishte shumë “i rrëshqitshëm” për policinë. Ai përdorte disa identitete. Për këtë kishte në përdorim dokumente të rreme identiteti të kombësive të ndryshme. Ai ndryshonte shpesh adresën dhe pamjen e tij fizike. I priste flokët, i lyente ose rriste mjekrën. Anëtarët e tjerë të organizatës kishin funksione të qartë mes tyre. Disa ishin roje, të tjerë transportues, disa merreshin me punë vëzhguese.

Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim. Ndërkohë disa ditë më vonë, në emisionin “Në Shënjestër” në News 24, Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukuri në vitin 2018 në Spanjë, i identifikuar si Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e të birit të saj. Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga.

fatbardh doda fatbardh dervishaj

Sondazh

Poll