Sport

Reagimi i parë i trajnerit të ri të Ronaldos për transfertën

Kjo është arsyeja pse francezi ka lënë menjëherë një paralajmërim: “Unë jam këtu për të folur për lojën. E kuptoj dëshirën për të folur për këtë, por do t'i përgjigjem vetëm një pyetjeje për Ronaldon".

1 Janar 2023, 18:40 Nga DOSJA
Reagimi i parë i trajnerit të ri të Ronaldos për

ARABI SAUDITE - Tema e Cristiano Ronaldos do të dominonte dukshëm në konferencën për shtyp të trajnerit Rudi Garcia, pas fitores së Al Nassr ndaj Al Khaleej, në raundin e 11-të të kampionatit të Arabisë Saudite.

Kjo është arsyeja pse francezi ka lënë menjëherë një paralajmërim: “Unë jam këtu për të folur për lojën. E kuptoj dëshirën për të folur për këtë, por do t'i përgjigjem vetëm një pyetjeje për Ronaldon".

Dhe ai u përgjigj: “Prania e një legjende si Ronaldo në Arabinë Saudite është diçka e jashtëzakonshme dhe me vlerë të madhe. Ne do të përpiqemi ta integrojmë në grup në mënyrë që ai të tregojë atë që ka për të ofruar, në mënyrë që t'u japim gëzim të madh tifozëve.”

“Ne kemi vijën më të mirë sulmuese në Ligë dhe zakonisht fitojmë me më shumë se një gol. Është e mrekullueshme të fitosh në ndeshje të tilla të vështira”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll