Sport

Tottenhami bie në shtëpi ndaj Aston Villas, e nis Vitin e Ri me humbje…

Spurs, të mbetur jashtë nga ‘Top-4’ të shtunën nga Manchester United, fatkeqësisht humbën edhe në strofkën e tyre kundër Aston Villa (0-2) këtë të diel.

1 Janar 2023, 17:49 Nga DOSJA
Tottenhami bie në shtëpi ndaj Aston Villas, e nis Vitin e Ri me

ANGLI - Spurs, të përjashtuar nga ‘Top-4’ nga Manchester United, fitues të shtunën në Wolverhampton (1-0), ishin nën presion përpara se të përballeshin me Aston Villa. Por ata humbën në shtëpi (0-2) kundër kundërshtarit të tyre të ditës, të udhëhequr nga mesfushori i tij Douglas Luiz.

Portieri francez Lloris nuk mundi ta kapte topin, para se të përplasej me Clément Lenglet. Watkins shfrytëzoi rastin për të shërbyer Buendia (50’), i cili shënoi me këmbën e djathtë 0-1. Pak më vonë nga Douglas Luiz (73’), pas një shërbimi nga Mcginn e çoi në 0-2 rezultatin, i cili nuk ndryshoi më. “Villarët” u imponuan kështu në të dy faza përballë një skuadre që prej kohësh i mungonin idetë, shpejtësia dhe lëvizja.

Spurs filluan të përshpejtojnë vetëm pak para pushimit, por, përballë një formacioni të Aston Villas të grupuar mirë në mbrojtje dhe të shpejtë për të goditur në kundërpërgjigje pas pjesës së parë, Tottenham, shumë zhgënjyes, pothuajse i pafuqishëm, pranoi humbjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll