Art&Argëtim

Shuhet Anita Pointer, fituesja e çmimit Grammy

Pointer dhe vëllezërit e motrat e saj u bënë të famshme me hitet, duke përfshirë Jump (For My Love) dhe Fire.

1 Janar 2023, 17:18 Nga F.M
Shuhet Anita Pointer, fituesja e çmimit Grammy
Anita Pointer

SHBA- Anita Pointer, fituese e çmimit Grammy, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga mediat ndërkombëtare që shkruajnë se Pointer ka mbyllur sytë e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Beverley Hills në Kaliforni. Pointer dhe vëllezërit e motrat e saj u bënë të famshme me hitet, duke përfshirë Jump (For My Love) dhe Fire.

Grupi pothuajse u shpërbë në vitin 1979 pasi Bonnie Pointer u largua për të ndjekur një karrierë solo, por motrat e mbetura u rigrupuan dhe vazhduan të hiqnin imazhin e tyre të mëparshëm retro për një tingull modern pop.

anita pointer

Sondazh

Poll