Art&Argëtim

Pas refuzimeve të Kiarës, Luizi hidhet në krahët e Teas?

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

1 Janar 2023, 14:40 Nga A.B
Pas refuzimeve të Kiarës, Luizi hidhet në krahët e Teas?
Luiz dhe Tea

TIRANE- Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

Më tej në bisedë aktorja e ngacmoi edhe për raportin e tij me Tean, me të cilën Luizi ka qenë mjaft i afërt këto ditë. Ai tha se te Tea i pëlqen fakti që mund të flasë me të për shumë kohë dhe ajo nuk i flet për asnjë nga banorët e tjerë në shtëpi.

big brother vip albania

Sondazh

Poll