Art&Argëtim

A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”? Arben Derhemi e konfirmon: Do jem producenti

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

1 Janar 2023, 12:25 Nga A.B
A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”? Arben
Arben Derhemi

TIRANE- “Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar një nga protagonistët e serialit të famshëm shqiptar, aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai.

arben derhemi

Sondazh

Poll