Aktualitet

Në krye të detyrës kur të tjerët festojnë ndërrimin e viteve, kush e ka 'uniformën' më të shtrenjtë se tryezën

Bëni gëzuar dhe për ata, që për profesionin sakrifikojnë tryezën.

31 Dhjetor 2022, 17:28 Nga F.M
Në krye të detyrës kur të tjerët festojnë
Profesionet

TIRANË- Ora 00:00 e ndërrimit të viteve kërkon që të të gjejë në tryezën familjare, si një ogur i mirë për 12 muajt e radhës. Por, jo të gjithë e kanë këtë mundësi dhe kjo, për shkak të një zgjedhjeje më altruistë që kanë bërë në protësimin e formularëve në mbyllje të maturës.

Shumë vetëpunësohen, shumë të tjerë kanë një profesion komod, por për shumë të tjerë, uniforma këtë mesnatë do të jetë më e shtrënjtë se dollia me familjen. Profesioni i parë që mban shumë njerëz larg familjeve është mjekësi. Infermierët, mjekët e të gjitha bluzat e bardh do të jenë këtë mbrëmje në krye të detyrës për të dhënë ndihmën mjekësore në çdo rast nevojë. Betimi i Hipokratit që kanë bërë u kushtëzon ndërrimin e viteve dhe i gjen mes kolegëve.

Efektivët e policisë, qofshin këto të çdo patrulle të Policisë së Shtetit apo Burgjeve nuk do të kenë gotat me verë këtë mbrëmje në dorë, por radiot informuese, në gadishmëri për sigurinë e rendin publik.

Zjarrfikësit. Nuk ka pushime për ta, një shkëndijë dhe të veshurit verdhezi do të gjenden aty, në krye të detyrës.

Kamarierët, banakierët e kuzhinierët do të jenë në shërbim të atyrë që kanë rezervuar ta kalojnë këtë mbrëmje jashtë shtëpive të tyre. Muzika e mirë, ushqimi gati dhe tavolina e shtruar, vjen vetëm prej tyre.

Gazetarët. Media është ajo që përcjell e para lajmin mbi mbërritjen e Vitit të Ri. Gazetarë nga e gjithë bota e punonjës të tjerë në fushën e medias do të jenë në krye të detyrës në orën 00:00, për t’ju informuar mbi çdo të re, mbi ngjarjet më të bujshme që lamë pas dhe ato që na presin. Atmosfera festive vjen në shtëpitë tuaja, përmes ekranit, falë një stafi të tërë që është përgatitur për këtë ditë dhe pa përkushtimin e tyre, nuk do të ishte e njëjta.

viti i ri 2023

Sondazh

Poll