Art&Argëtim

'Bëra 2 ditë burg në Mal të Zi, policia më zhveshi'/ Trim Jetullahu rrëfen tmerrin që përjetoi: Nga dashuria i tregova shqiponjën...

Trimi tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Por për Policinë, përmendi një rast kur tentoi të kalonte në Malin e Zi.

31 Dhjetor 2022, 09:42 Nga k.m.
'Bëra 2 ditë burg në Mal të Zi, policia më
Trim Jetullahu

TIRANË- Këngëtari i mirënjohur Trim Jetullahu për herë të parë rrëfeu një histori të pakëndshme që i ka ndodhur disa kohë më parë në shtetin fqinj, në Malin e Zi. I ftuar në emisionin 'Glamour Zone', i pyetur se cila ka qenë gjëja më e paligjshme që ka bërë gjatë jetës, Trimi tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Por për Policinë, përmendi një rast kur tentoi të kalonte në Malin e Zi.

“Unë kam tre pasaporta, shqiptare, të Kosovës dhe Zvicerane. Nga dashuria për shqiponjën, i tregova pasaportën shqiptare. Aty ata filluan të bënin kontrolle, na futën paraburgime, zhveshje, kontrolle. Ata më ndaluan sepse më gjetën dhe pasaportën e Kosovës dhe Zvicrës dhe menduan se ishin false. Për këtë arsye bëra dy ditë burg. Dallohej që pasaportat ishin origjinale, por ata e kanë bërë nga inati,”- u shpreh këngëtari.

trim jetullahu

Sondazh

Poll