Art&Argëtim

Kim Kardashian zbulon rregullat strikte që vajza e saj North West, duhet të ndjekë në TikTok

Duke folur me Gwyneth Paltrow në podkastin e saj në Goop, Kim Kardashian, nëna e katër fëmijëve tha se North lejohet të përdorë vetëm telefonin e saj.

30 Dhjetor 2022, 10:56 Nga a.l
Kim Kardashian zbulon rregullat strikte që vajza  e saj North West, duhet
North ëest

SHBA- North West mund të jetë vajza e Kim Kardashian, por ka rregulla që ajo duhet të ndjekë dhe janë njësoj si ato të të gjithë fëmijëve të tjerë. Ylli i 'KKWT' ka zbuluar rregullin e rreptë që vajza e saj e madhe duhet të ndjekë tani që ajo është duke u rritur dhe ka filluar të përdorë TikTok. Vajza nëntë vjeçare e themelueses së 'Skims' lejohet të krijojë video në llogarinë e përbashkët me nënën e saj, e cila shfaqet në shumë nga klipet, shkruajnë mediat e huaja. 

Megjithatë, ajo duhet të përdorë telefonin e prindërve të saj dhe nuk lejohet të shfletojë TikToks të tjerë në aplikacion. Duke folur me Gwyneth Paltrow në podkastin e saj në Goop, Kim Kardashian, nëna e katër fëmijëve tha se North lejohet të përdorë vetëm telefonin e saj.

'Mund të jetë vetëm në telefonin tim. Nuk është diçka ku ajo mund të lëvizë dhe të shikojë gjërat. Ne nuk bëjmë komente', shtoi KIM, duke treguar se North përdor aplikacionin vetëm për të publikuar video dhe jo për të shfletuar video në të. 

north west kim kardashian

Sondazh

Poll