Art&Argëtim

Vokalisti i 'Aerosmith' sërish në telashe, akuzohet për sulm seksual

Julia Holcomb pretendon se Tyler e bindi nënën e Holcomb që t'i jepte atij kujdestarinë e saj kur ajo ishte 16 vjeç, gjë që hapi rrugën për një marrëdhënie seksuale nga viti 1973 deri në 1976.

30 Dhjetor 2022, 14:41 Nga a.l
Vokalisti i 'Aerosmith' sërish në telashe, akuzohet për
Steven Tyler

SHBA- Vokalisti i Aerosmith, Steven Tyler akuzohet për sulm seksual, dhunë seksuale dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional në një padi të re nga një grua që pretendon se ka pasur një lidhje me të kur ishte një vajzë adoleshente, shkruan nypost.

Julia Holcomb pretendon se Tyler e bindi nënën e Holcomb që t'i jepte atij kujdestarinë e saj kur ajo ishte 16 vjeç, gjë që hapi rrugën për një marrëdhënie seksuale nga viti 1973 deri në 1976, sipas një raporti të Rolling Stone të botuar të enjten. Tyler, i cili ka lindur në vitin 1948 në atë kohë ka qenë në mesin e të 20-ave. Thuhet se Holcomb nuk e përmend Tyler-in në padi, në vend të kësaj duke iu referuar të pandehurve si të pandehurit Doe 1 dhe Does 2 deri në 50./ Dosja.al

steven tyler

Sondazh

Poll