Aktualitet

Gjyqi për incineratorët, avokatët kërkojnë mbylljen e dosjes: S`gjykohemi dy herë, vendimi u mor në 2018

Në fund, gjykata e shtyu seancën paraprake për në më 18 janar pasi avokatët pretenduan se palët nuk ishin njoftuar konform procedurave.

30 Dhjetor 2022, 17:28 Nga F.M
Gjyqi për incineratorët, avokatët kërkojnë mbylljen e
Lefter Koka, Alqi Bllako

TIRANË- Pronarët e kompanive të incineratorëve kërkuan pushimin e dosjes së spak me argumentin se çështja është hetuar e gjykuar njëherë më parë. Avokati i kompanisë "Albtek" dhe pronarit të saj Mirel Mërtiri përdorën vendimin e gjykatës së Elbasanit të vitit 2018 për të kërkuar nga SPAK pushimin e hetimit për incineratorin e Elbasanit, me argumentin se u është bërë njëherë gjyqi.

Kjo pasi, gjyqtari i Elbasanit Zihni Shahu ka pushuar çështjen ndaj Stela Gugalljas, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Avokati Saimir Vishaj shprehet se për këtë çështje është shprehur një herë drejtësia ndaj në këto kushte nuk mund të ketë një tjetër proces për të njëjtën çështje.

Në fund, gjykata e shtyu seancën paraprake për në më 18 janar pasi avokatët pretenduan se palët nuk ishin njoftuar konform procedurave.

"Gjykata e Elbasanit ka hetuar nga ana e prokurorisë dhe gjykuar duke dhënë me një vendim në lidhje me pafajësinë e Mirel Mërtirit dhe është një vendim i formës së prerë. Prokuroria e Posaçme duhet të shikonte njëherë atë vendim pastaj të fillonte gjykimin. Nuk mund të gjykohet e njëjta çështje dy herë,"- thuhet në vendimin e marrë nga gjyqtari Zihni Shahu.

Por, avokati Saimir Vishaj pretendon se dosja është paraqitur nga forcat politike ndaj dhe nisja e hetimit është në kundërshtim me ligjin.

"Kodi i procedurës penale nuk i njeh kallëzimet të paraqitura nga forcat politike me përjashtim të hstetasve, të personelit mjekësor apo të çdo qytetari,"- tha ai.

Në sallë munguan ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako të akuzuar tashmë për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit dhe u ka komunikuar akuzat 21 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Ballko dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Gjithashtu, SPAK ka kërkuar sekuestron preventive të kompanisë së inceneratorëve, “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k.. SPAK pretendon se sipas hetimeve, kjo skemë ka shkaktuar një dëm prej 60 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, ndërsa 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë.

SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në cilësinë e punonjësit në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Ndërsa Lefter Koka, në cilësinë e Ministrit të Mjedisit ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.

lefter koka alqi bllako

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2022, 14:20 A.B

VIDEO- Digjet makina në Shijak

Makina SHIJAK- Digjet një mjet në Shijak. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet mjeti i cili është duke i djegur i gjithi. Nuk ...