Aktualitet

Covid, MSH: 30 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nga 470 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 197 pacientë aktivë me COVID-19.

30 Dhjetor 2022, 17:06 Nga I.A
Covid, MSH: 30 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Foto ilustruese

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 470 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 197 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. 

Njoftimi MSH-së:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 470 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit. 30 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë: 8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal. Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 470
Testime totale 2,019,544
Raste pozitive 332,768
Raste të shëruara 328,975
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 144
Fier 20
Vlorë 12
Gjirokastër 8
Kukës 3
Durrës 2
Berat 2
Shkodër 2
Dibër 2
Lezhë 1
Elbasan 1

covid ne vend bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2022, 14:20 A.B

VIDEO- Digjet makina në Shijak

Makina SHIJAK- Digjet një mjet në Shijak. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet mjeti i cili është duke i djegur i gjithi. Nuk ...