Bota

Shpërthim në një restorant në Turqi, të paktën 7 viktima, mes tyre 3 fëmijë

Shpërthimi ndodhi ndërsa stafi po ndërronte një bombol bosh gazi të përdorur në kuzhinë, rreth orës 15:30.

30 Dhjetor 2022, 15:42 Nga F.M
Shpërthim në një restorant në Turqi, të paktën 7
Turqi

TURQI- Të paktën shtatë persona, mes tyre tre fëmijë, mbetën të vrarë pas një shpërthimi të ndodhur në një restorant në Turqi. Mediat turke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nazilli, një lagje e provincës perëndimore turke të Aydin.

Guvernatori i provincës tha për Anadolu Agency (AA) se raportimet fillestare treguan se shpërthimi ndodhi ndërsa stafi po ndërronte një bombol bosh gazi të përdorur në kuzhinë, rreth orës 15:30. Ai tha se katër persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan rrënojat e një restoranti që shiste doner qebap në katin e parë të një ndërtese shumëkatëshe, fasada e së cilës ishte nxirë nga tymi.

shperthim ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2022, 15:08 a.l

Sindroma e vdekjes së papritur ruse

Rusia RUSI- Nga Elaine Godfrey- The Atlantic  Lista e njerëzve që nuk do të dëshironit të jeni aktualisht: Një manjat r...