Art&Argëtim

Lidhja me balerinin, Elhaida Dani flet për herë të parë: Nuk kam thyer asnjë kod moral

Elhaida shkruan se nga reagimet ka kuptuar që ndoshta ishte nxituar duke e bërë kaq shpejt publike marrëdhënien e sapo nisur, por rrethanat në të cilat ndodhej balerini, ajo shton se i ka sqaruar para se të niste gjithçka mes tyre.

29 Dhjetor 2022, 23:29 Nga F.M
Lidhja me balerinin, Elhaida Dani flet për herë të parë: Nuk
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu

TIRANË- Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar për herë të parë që pa bërjes publike të lidhjes së saj me balerinin me të cilin konkurron dhe në ‘Dance With Me”, Ledian Agalliu. Në një reagim në rrjetet sociale, Dani shkruan se nuk ka thyer asnjë ‘kod moral’, referuar akuzave që janë ngritur ndaj saj, se ka ndërhyrë mes Ledianit dhe vajzës me të cilën ai ishte i fejuar deri para pak javësh. Elhaida shkruan se nga reagimet ka kuptuar që ndoshta ishte nxituar duke e bërë kaq shpejt publike marrëdhënien e sapo nisur, por rrethanat në të cilat ndodhej balerini, ajo shton se i ka sqaruar para se të niste gjithçka mes tyre.

“Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj, kjo shpjegon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi. Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”- shkruan Elhaida.

Lidhja me balerinin, Elhaida Dani flet për herë të parë: Nuk
Postimi

Lidhja e tyre u bë publike pas një puthjeje të shkëmbyer në skenë. Puthja noxrri në dritë jo vetëm lidhjen, por edhe faktin që Lediani kishte qenë i fejuar në fillim në “DWTS” dhe ishte parë me unazë fejese në gisht. Arsyet e ndarjes së tij me të fejuarën nuk dihen.

elha ledian agalliu

Sondazh

Poll