Art&Argëtim

Fero sërish në telashe? Shpallet në kërkim nga policia, çfarë ka bërë këtë herë reperi

Hashani theksoi se nuk ka pësuar persona të plagosur.

29 Dhjetor 2022, 12:10 Nga a.l
Fero sërish në telashe? Shpallet në kërkim nga policia,
reperi Fero

KOSOVË- Reperi Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero nuk i ndahet telasheve me policinë. Sipas njoftimit zyrtar reperi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se të mërkurën 28 dhjetor në mbrëmje ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani theksoi se nuk ka pësuar persona të plagosur.

"Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan", njofton policia. 

Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur shoqërohet në polici pasi disa muaj më parë ai është arrestuar pasi dhunoi keq një person i cili ndodhej brenda një makine. Drejtësia e Kosovës vendosi që reperi të dënohet me një muaj paraburgim. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar Feron. 

fero arrestohet fero

Sondazh

Poll