Aktualitet

U dogjën gjatë natës në Vlorë, 3 mjetet ishin në pronësi të biznesmenit të njohur (EMRI)

Dy persona i kanë vënë flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.

30 Dhjetor 2022, 09:40 Nga A.B
U dogjën gjatë natës në Vlorë, 3 mjetet ishin në
Biznesmeni dhe gruaja

VLORË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të Zamir Kormuzit.

Dyshohet se zjarri është vënë për shkak të konkurencës. Sipas pamjeve të siguruara, dy persona shkojnë në drejtim të mjeteve gjatë natës dhe i vendosin flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.

Policia ka nisur hetimet për të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës.

digjen mjetet ne vlore vlore zamir kormuzi

Sondazh

Poll